Shitja e Chelsea-t, qeveria dyshon se Abramovich po kërkon të përfitojë një pjesë të shumës

Shitja e Chelsea-t, qeveria dyshon se Abramovich po kërkon të

Marrëveshja për shitjen e Chelseat pret vetëm firmën e Qeverisë Britanike që duhet të studiojë çdo detaj dhe më pas të lejojë që klubi të kalojë në duart e manjatit amerikan Todd Boehly për rreth 5 miliardë dollarë, një pjesë e madhe e të cilave do të shkojnë për bamirësi në Ukrainë.

UNICEF i ka kërkuar qeverisë të përshpejtojë procedurat pasi paratë janë emergjente për të përballuar krizën e ukrainasve prej më shumë se dy muajsh në luftë me Rusinë.

Qeveria kërkon që e gjithë shuma të vendoset në një fond bamirësie për të evituar që një pjesë të bjerë në duart e Roman Abramovich, i cili mund të financojë makinerinë ruse të luftës edhe pse vetëm manjati e ka bërë të ditur disa herë se nuk ka qëllim të përfitojë asnjë qindarkë nga shitja e klubit që projektohet të jetë edhe më e shtrenjta në historinë e sportit.

UNICEF i ka dërguar qeverisë garanci të mjaftueshme që fondet do të kalojnë drejtëpërdrejtë në financimin e projekteve për ndërtimin e shkollave apo spitaleve të shkatërruara, ndërsa mohon çdo kontakt në të shkuarën me Abramovich.

A do të bindet Boris Johnson dhe kabineti i tij nga ky sqarim? Mbetet për t’u parë gjatë ditëve të ardhshme.

 

 

EMISIONET