Shikoni spektaklin e Liverpool që mposht Atl. Madrid. Milani në “tapet” me Porton

Shikoni spektaklin e Liverpool që mposht Atl. Madrid. Milani në

Një supersfidë e vërtetë u zhvillua në “Wanda” ku Liverpool tregoi se është në një formë të jashtëzakonshme. “The Reds” fituan 3-2 në një fortesë si ajo e Atl. Madrid madje duke shënuar 3 herë me Salah dygolësh dhe Keita. Griezmann shënoi 2 herë për “los colchoneros” por më pas doli me të kuq duke lënë në vështirësi të madhe ekipin vendas që në fund u mund.

Në ndeshjen tjetër, Porto mori një fitore me vlera ndaj Milanit që rrit shpresat e portugezëve për një kualifikim pasi janë në kuotën e 4 pikëve me Atleticon dhe vë në vështirësi të mëdha kuqezinjtë që duhet një mrekulli që ata të kalojnë më tej.

Ndërkohë që në takimin e grupit C, Ajax shkatërroi Dortmundin me rezultatin 4-0 duke kryesuar me pike të plota dhe duke iu afruar kualifikimit më tej./Ora News/.

EMISIONET