Shikoni momentin, lojtari i Sheriff Tiraspol pësoi arrest kardiak ndaj Realit?

Shikoni momentin, lojtari i Sheriff Tiraspol pësoi arrest kardiak ndaj

Në futboll po shtohen rastet me probleme shëndetësore të lojtarëve, sidomos me ato kardiake. Të Martën një lojtar i Sheffield United pësoi arrest kardiak në Championship dhe shpëtoi pasi u dërgua shpejt në spital ndërsa dje ndodhi diçka e tillë edhe në Champions League por nuk është vënë re në shtypin moldav.

Në ndeshjen Sheriff Tiraspol-Real Madrid, ishte Adama Traore i cili në një moment të ndeshjes pa u përplasur vë dorën në zemër pasi pëson një aritmi dhe menjëherë shtrihet në tokë. Ndihma e shpejtë i erdhi menjëherë në ndihmë dhe me kripë amonjaku arritën që ta mbanin të vetëdijshëm lojtarin e ekipit moldav.

Traore u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe vetëm ato do të konfirmojnë nëse futbollisti pësoi një arrest kardiak apo fshihet diçka tjetër nga dhimbja që pati në gjoks./Ora News/.

EMISIONET