Shikoni golat spektakolarë, Man. City thyen Messin me shokë. Goleadë për Real Madrid

Shikoni golat spektakolarë, Man. City thyen Messin me shokë.

Në “Etihad” u luajt kryesfida e mbrëmjes që do të vendoste edhe kreun e grupit A mes Man. City dhe PSG-së. Duelin e fitoi dhe e dominoi skuadra e Guardiolës që bëri jashtëzakonisht mire edhe pse parizienët shënuan të parët me Mbappe.

Më pas Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan për t’i dhënë fitoren vendasve. Man. City kështu kualifikohet si e para ndërsa PSG e dyta teksa në ndeshjen tjetër, Leipzig dominoi 5-0 Brugge në Belgjikë.

 

Në sfidën tjetër të Grupit D, Real Madrid dominoi surprizën Sheriff Tiraspol të cilët mundën ekipin e Ancelottit në Bernabeu dhe sot ata i kthyen kusurin duke fituar 3-0 me golat e Alabas, Kroos dhe të përhershmit Benzema.

Kjo fitore në fakt kualifikon zyrtarisht edhe Interin më tej teksa ndeshja e fundit mes madrilenëve dhe zikaltërve do të vendosë edhe se kush kalon si i pari më tej./Ora News/.

EMISIONET