Shaqiri super, Zvicra i rrëmben tre pikë të arta Kamerunit (VIDEO)

Shaqiri super, Zvicra i rrëmben tre pikë të arta Kamerunit

Në Grupin G, Zvicra e drejtuar nga Marat Jachin regjistroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kamerunit me një gol të Embolo, lojtarit me origjinë afrikane që nuk festoi në shenjë respekti por do të mbahet mend për këtë realizim në vendin që e adoptoi.

Sulmuesi i Monaco, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48 por cfarë ndeshje ka zhvilluar Xherdan Shaqiri, një nga më të mirët në fushën e stadiumit “Al Janoub” ndërsa Granit Xhaka, drejtoi ijet e mesfushës në një ndeshje shumë të komplikuar për skuadrën europiane.

90 minuta shumë intensive në ndeshjen e parë të ditës ku Kameruni sulmoi vazhdimisht por nuk arriti të shënonte duke regjistruar edhe një rekord për skuadrat afrikane pasi, as Senegali dhe as Tunizia e Maroku nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në xhiron e parë të ndeshjeve të grupeve në këtë botëror.

EMISIONET