Shakira-s nuk i del e keqja. Tjetër mesazh në adresë të Pique

Shakira-s nuk i del e keqja. Tjetër mesazh në adresë të

Teksti i këngës së saj të fundit tashmë është një hit sepse çdo frazë apo fjalë është një shigjetë për ish të fejuarin. Por Shakira nuk ndalet me kaq, ajo ka edhe më shumë për Gerard Pique, të cilit i dërgon mesazhin e radhës. Pasi doli në ballkonin e shtëpisë në Barcelonë për të përshëndetur një grup fansash, ra në sy një detaj jo për t’u anashkaluar. Ajo mbante të veshur një bluzë me mesazhin e qartë:

“Gratë nuk qajnë, ato paguajnë”.   



Fjali që nuk le vend për interpretime. Shakira e rithekson se nuk do të qajë më për largimin nga krahët e ish-it edhe pse mesazhet vazhdon të mos i kursejë në adresë të tij.

EMISIONET