Sainz fiton në garën e Silverstone që mund të kishte përfunduar në tragjedi

Sainz fiton në garën e Silverstone që mund të kishte

Carlos Sainz triumfon në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në pistën e Silverstone ku u zhvilluan 52 xhiro spektakolare. Spanjolli i Ferrarit përfitoi nga shumë zhvillime në pistën ishullore por arriti të finalizonte me sukses në një fundjavë perfekte ku regjistroi edhe pole position.

Vendi i dytë për Sergio Perez, i cili përfitoi nga “safety car” në një moment kur gara e tij dukej e humbur ndërsa Lewis Hamilton ngjitet për herë të parë në podium këtë sezon dhe Mercedes GP po jep sinjale pozitive.

Ka shumë për “qarë” Charles Leclerc i cili nuk hyri në bokse gjatë momentit kur gara ishte e kushtëzuar nga “safety” që i shkatërroi edhe garën monegaskut, lider në një pjesë të madhe të garës por në fund me një vend të katërt që tingëllon si humbje.

Nuk kishte fuqi të bënte më shumë edhe kampioni i botës, Max Verstappen për shkak të problemeve në makinë ndërsa ky është suksesi i parë në karrierë për Sainz.

Në startin e rregullt të garës një incident i frikshëm përfshiu plot 5 makina me protagonistë Gasly dhe Rusell që preku Alfa Romeon e kinezit Zhou i cili shpëtoi vetëm me disa plagë të lehta duke ia hedhur paq në një moment të tmerrshëm. Probleme edhe për Albon i cili u shtrua gjithashtu në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET