Rriten shanset për një skuadër shqiptare në grupet e Conference League

Rriten shanset për një skuadër shqiptare në grupet e

Short interesant për skuadrën shqiptare të Shkupit në Europa League ku ka peshkuar Shamrock Rovers në raundin e tretë të Europa League dhe nëse i kalon irlandezët, për skuadrën nga Maqedonia e Veriut ka një skenar shumë të bukur. 

Në rast kalimi të turit, Shkupi do të sfidojë në raundin play off të Europa League humbësin e Qarabag-Ferencvaros ndërsa nëse ngelet në këtë fazë, atëherë ekipi i shqiptarëve e ka edhe një shans, fazën play-off të Conference League. 

Nëse ky skenar realizohet atëhrë mundësitë për një derbi me Ballkanin e Ilir Dajës janë të mëdha. Kampionët e Kosovës nga ana e tyre sfidojne modestët e Klaksvik dhe janë të gjitha mundësitë që të kalojnë për më tej. 

Në rast të një përplasjeje të mundshme Shkupi-Ballkani, atëherë është e sigurt që minimalisht një ekip shqiptar do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Conference League. Për t'u reaalizuar ky skenar fillimisht Shkupi duhet të kalojë Shamrock dhe Ballkani rivalët nga Ishujt Faroe.

 

 

EMISIONET