Rraklli: Ne atëherë nuk patëm fatin të bëheshim ekip, Broja duhet të mësojë të luajë për skuadrën

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli përmes një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News foli për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024. Rraklli u shpreh i gëzuar për kualifikimin e Kombëtares dhe se tha se cdo lojtar që ka veshur fanellën e Kombëtares ka dhënë maksimumin.

‘’Jemi jashtë mase të gëzuar për kualifikimin. Besoj se cdo lojtar që ka vëshur atë fanellë ka dhënë maksimumin.

Ne atëherë nuk patëm fatin e mirë të bëheshim një ekip për shumë arsye, sepse lojtarë kemi pasur gjithmonë.

Unë fatmirësisht qëlloj këtu në Gjermani, dhe do jem afër skuadrës. Tani për nja 5-6 persona i ofroj shtëpinë time (për të parë Kombëtaren në Gjermani). Broja duhet të mësojë të luajë për skuadrën, nuk duhet të jetë individualist. 

EMISIONET