Roy Keane, luftëtari që të gjithë i trembeshin te Manchester United

Roy Keane, luftëtari që të gjithë i trembeshin te Manchester

Sir Alex Ferguson, në autobiografinë e tij të titulluar jeta ime, ndalet gjatë te një nga lojtarët më ikonikë të Manchesterit të tij, Roy Keane për të cilin ka një konsideratë të madhe për shkak të karakterit të fortë.

“Roy ishte një lojtar energjik, me b… dhe një instikt për lojën dhe strategjinë. Në kohën që kemi punuar bashkë ka qenë njeriu më autoritar në dhomën e zhveshjes. Nëse mendonte se dikush nuk po bënte punën e tij, përballej menjëherë. Shumë lojtarë ishin objekt i sulmeve të tij dhe nuk kishte asnjë mundësi që t’i shpëtoje.

Nuk kam menduar asnjëherë se ky ishte një aspekt negativ i karakterit të tij sepse në gjithë karrierën time kam mësuar që karakteret e fortë të ndihmojnë të ndërtosh skuadër në kuptimin e parë të kësaj fjale. Një ditë hyra në dhomat e zhveshjes dhe e pashë duke debatuar me Van Nistelroy deri në pikën kur lojtarët e tjerë ndërhynë për t’i ndarë.

Holandezi kishte kurajon t’i kundërpërgjigjej por jo të gjithë mund ta bënin një gjë të tillë. Roy ishte inteligjent, lexonte libra interesantë dhe kur nuk luante futboll ishte edhe një njeri me shumë humor. Fizioterapisti e pyeste përherë nëse ishte në humor sepse ai kushtëzonte edhe ditën tonë”.

 

 

 

EMISIONET