Ronaldo shkarkohet nga Ten Hag, Manchester United i plotëson dëshirën luzitanit

Ronaldo shkarkohet nga Ten Hag, Manchester United i plotëson

Mund të shkojë ku të dëshirojë, mjafton që të largohet një orë e më parë nga Manchester United për t’i dhënë fund krizës që sipas Ten Hag, e ka origjinën nga ai. Trajneri holandez më në fund është bindur se portugezi po prish harmoninë dhe qetësinë e grupit duke i kërkuar klubit prishjen e kontratës me kushtin që në merkaton e verës ta zëvendësojnë.

Në humbjen turpëruese 4-0 të Bretford, Ronaldo luajti titullar në një skuadër katastrofike. Ai nuk e takoi trajnerin në fund të ndeshjes ndërsa ditën pasardhëse mori pjesë në stërvitjen ndëshkuese të Ten Hag duke përshkuar 13.8 km, aq sa ishte diferenca e distancës së përshkuar nga Brentfotd në fushën e lojës.

Për të plotësuar boshllëkun e Ronaldos, Manchester United kërkon nga Atletico Madrid 23-vjeçarin Matheus Cunha për të cilin spanjollët kërkojnë të paktën 50 milionë. Opsioni tjetër është Jamie Vardy për të cilin gjithsesi Leicester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë. Mauro Icardi,  Pierre Aubameyang dhe Raul de Tomas mbeten zgjedhje të dorës së dytë.

Ndërkohë, agjenti i CR7, Jorge Mendes është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një skuadër që mund të presë portugezin, me kushtin kryesor që të luajë në Champions League.

 

EMISIONET