Ronaldo nxjerr nga “balta” Man. United. Arsenali thyhet në “Old Trafford”

Ronaldo nxjerr nga “balta” Man. United. Arsenali thyhet në

Pas tri javësh në Premier League, Man. United shijon 3 pikë që i mungonin aq shumë.

Me Rangnick që ende nuk mund të ulet në stol dhe e ndoqi nga tribuna ndeshjen, Man. United arriti të fitonte një ndeshje shumë delikate ndaj Arsenalit në “Old Trafford” dhe i përhershmi Cristiano Ronaldo ishte ai që udhëhoqi ekipin drejt fitores.

Sfida nisi shumë mirë për Arsenalin që shënoi me Emile Rowe në 13’ teksa në 44’ ishte Bruno Fernandes që vuri baraspeshën.

Me të nisur pjesa e dytë Cristiano Ronaldo arrin në 52’ t’i jape avantazhin “djajve të kuq” por Martin Odegaard vetëm 2 minuta më pas barazon sërish.

Pas shumë tentativash në 70’, Man. United merr një penallti që po Ronaldo e transformon në gol dhe falë këtij dygolëshi të portugezit skuadra e Carrick që edhe sot ishte në stol rigjen fitoren që e ngjit në vendin e 7 dhe vetëm 3 pikë larg vendit të katërt./Ora News/.

EMISIONET