Ronaldo i frikësohet Italisë: E trishtueshme të mos shkoja në Botëror

Ronaldo i frikësohet Italisë: E trishtueshme të mos shkoja

Njëra mes Italisë dhe Portugalisë nuk do të jetë në Kupën e Botës në Katar 2022 dhe sigurisht që do të jetë një humbje e madhe si për tifozët ashtu edhe për emrat që kanë këto dy skuadra.

Edhe vetë Cristiano Ronaldo i druhet shumë ndeshjeve playoff duke hamendësuar se si Portugalia dhe Italia kalojnë ndeshjet e para e më pas përballen në finale.

 

Ylli portugez në një intervistë të fundit për ESPN pohon se Portugalinë e presin beteja të mëdha që duhet t’i kalojë duke pranuar se do të ishte e trishtueshme të mos shkonte në Kupën e Botës.


“Do të ishte shumë e trishtueshme të mos arrijmë objektivin tone e të mos shkojmë në Katar. Besoj se do të jemi atje, në futboll si në jetë kalojmë kohë të vështira, por përfundojmë duke u ngritur”, tha sulmuesi i Man. United.

 

Portugalia do të përballet fillimisht me Turqinë e më pas në një finale të mundshme me Italinë teksa e pranon se këto do të jenë beteja të mëdha në fushë.

 

“Në mars do të jemi gati, do të jetë betejë për ne e gjithashtu do të jenë sfida të bukur për t’u parë ngha tifozët e futbollit. Na ka pak mbetur kohë, duhet ta shfrytëzojmë për të qenë gati në mars”, deklaroi  ish sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus./Ora News/.

EMISIONET