Rodrygo: Modric u tall me Momo Salah në finalen e Parisit

Rodrygo: Modric u tall me Momo Salah në finalen e Parisit

Finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool nuk pati një fund të lumtur për Momo Salah. Disfata e dytë në ndeshjen e fundit të sezonit për egjiptianin që sikur të mos mjaftohej me dëshpërimin në fund të ndeshjes, duhej të duronte edhe ironinë e kundërshtarëve.

Braziliani i Realit, Rodrygo zbulon një prapaskenë interesante pak minuta pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e finales së Parisit. Sipas tij, deklaratat e Salah përpara ndeshjes i shërbyen skuadrës për ta karikuar më shumë dhe lojtarët dëshironin me çdo kusht ta vinin në lojë Salah.

“Pasi ndeshja u mbyll, kaluam pranë lojtarëve të Liverpool në tunel. Salah ishte i mërzitur dhe Modric i tha: Provo përsëri”.

Kroati duket se e ka çuar deri në fund premtimin e bërë në stërvitje nga lojtarët “merengues” edhe pse ky është ndoshta një gjest deri diku i tepruar ndaj një lojtari që aspo kishte humbur një finale.  

EMISIONET