Rinovimi kthehet në problem, tani Barça frikësohet se mund të humbasë Messin

Rinovimi kthehet në problem, tani Barça frikësohet se mund


Kur pritej që sot të kishte festë të vërtetë për Barcelonën, tifozët dhe Messin, pasi do të zyrtarizohej rinovimi me lojtarin më të mirë në historinë e klubit, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur që mund të hedhë në erë gjithçka.

Siç mësohet nga mediat spanjolle, të gjitha të konfirmuara nga burime brenda klubit, kanë dale probleme dhe ndoshta disa konflikte lidhur me kontratën e re.

Gazeta spanjolle “Marca” e quan tashmë të humbur betejën e Barcelonës dhe sipas saj Messi nuk mund të rinovojë kontratën me klubin teksa mediat katalanase si Sport, dhe Mundo Deportivo theksojnë se është vetëm një frenim dhe asgjë më shumë, i cili do të zgjidhet shpejt mes palëve.

Sot ka patur një takim mes babait të Messit, Jorge njëkohësisht përfaqësuesi i lojtarit argjentinas me presidentin

Laporta dhe siç duket palët nuk kanë patur një ndjesi të mirë për shifrat e ofruara dhe tashmë në Spanjë luajnë me titujt. Për “Marcan”, Messi e ka të pamundur të firmosë me kushte të tilla ndërsa gazetat katalanase e theksojnë se është një frenim por rinovimi do të ndodhë.

Barcelona është e detyruar t’i ofrojë Messit 5 vite kontratë që të regjistrohet në La Liga me pagë të reduktuar dhe të ndarë në vite por siç duket shifrat nuk janë të kënaqshme dhe palët ende janë larg akordit kur Barcelona dje ishte optimiste se do të kishte hedhur firmën e lojtarit në kontratën e re.

EMISIONET