Rikuperim i ngadaltë për Ibrahimoviç, sulmuesi suedez nuk luan ndaj Kosovës

Rikuperim i ngadaltë për Ibrahimoviç, sulmuesi suedez nuk luan

Dëmtimi i radhës për Ibrahimoviç ka dhënë shenja alarmi për lojtarin veteran. Për ta parë sërish në fushë 39-vjeçarin duhet të pritet ende sepse lojtari po punon pa u sforcuar duke parë se u dëmtua që në ndeshjen e parë sapo i rikthye nga një dëmtim i mëparshëm.

Mësohet se vet suedezi të ketë thënë se "duhet të dëgjosh që të shmangësh probleme të mëtejshme", ndaj dhe ka vendosur tê dëgjojë këshillën e mjekêve për të bërë një rikuperim të ngadaltë por efektiv.

Duke parë situatën, është e sigurtë që Ibrahimovic nuk do të thirret nga trajneri Andersson për sfidat e Tetorit me Suedinë, duke humbur kështu ndeshjet me Kosovën dhe Greqinë.

Ky vendim lidhet me dëshirën e tij për t'u rikuperuar 100% nga problemet fizike e më pas të jetë i gatshëm plotësisht për Milanin./Ora News/.

EMISIONET