Rikthehet Ansu Fati, Hansi Flick i bën surprizën e madhe para ndeshjes së Championsit
Këtë të mërkurë, pas seancës stërvitore në Ciudad Deportiva, Hansi Flick zbuloi listën e skuadrës për debutimin e Barcelonës në Championsi, kundër Monakos.
Risia kryesore është prania e Ansu Fatit.
Lojtari i ri po udhëton për herë të parë këtë sezon me skuadrën, pasi ka kapërcyer disa shqetësime në këmbë.
Ai rikthehet në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klube dy vjet pas ndeshjes së tij të fundit.
Fati nuk e ka dëgjuar himnin e Champions League që nga 1 nëntori 2022, praktikisht bëhen dy vjet.
Nesër, kundër Monakos, ai mund të veshë sërish uniformën e ndeshjes. Për momentin, Ansi Fati ka fituar grumbullimin e parë në të epokës së gjermanit Flick.
Lajmi i keq, tashmë i njohur, është humbja e Dani Olmos.
Katalanasi u dëmtua në ndeshjen ndaj Gironas dhe do të mungojë nga fusha e lojës për katër deri në pesë javë.