REZULTATET+VIDEO/ 21 gola - Champions-i i përket të mëdhenjve, por jo Milanit, kuqezinjtë prekin fundin me 0 pikë. Shkëlqen Interi
Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione dhe gola.
Një mbrëmje magjike, spektakolare dhe për tifozët që shijuan plot 21 gola.
Leverkusen mposhti Milanin me rezultatin minimal 1-0 dhe zhyt kuqezinjtë në fundin e renditjes me 0 pikë pas 2 ndeshjesh.
Tjetër përfundim për Interin që shkëlqeu në San Siro duke shpartalluar serbët e Red Star 4-0.
Fitore dhe 3 pikë të arta mori edhe Arsenal duke mposhtur PSG pastër 2-0 në Londër me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.
Barcelona reagon më në fund pas humbjes në raundin e parë duke mposhtur me manita Young Boys.
Fitore me poker shënoi Man City përballë Slovan Bratislava, ndërsa spektakl i golave erdhi nga Borussia Dortmund që mposhti 7-1 Celtic ku sulmuesi Karim Adeyemi ishte thjeshtë i pandalshëm me 3 gola që në pjesën e parë.