REZULTATET e Europa League/ Lazio, "shuplakë" Ajaxit në Amsterdam, fitojnë Lyoni dhe Porto
Lazio i jep leksion futbolli Ajaxit në ‘Johan Cruijff Arena’, duke u hakmarrë edhe për përplasjet në distancë mes dy klubeve para kësaj ndeshjeje.
Bardhekaltrit triumfuan 3-1 dhe ngjiten në krye në kuotën e 16 pikëve pas pesë ndeshjeve, aq sa ka grumbulluar edhe Bilbao.
Tchaouna në pjesën e parë dhe Dele-Bashiru e Pedro në të dytën e bënë të pavlefshëm golin e Traore të vendësve sapo nisi pjesa e dytë.
Në ndeshjet e tjera spikat suksesi 3-2 i Lyonit përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndërsa Porto iu imponua 2-0 Midtjyllandit.
Rangersi, ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, barazoi 1-1 me Tottenhamit.
Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00: