Revolucion në Premier League, bisedat e sistemit VAR do të bëhen tërësisht transparente

Revolucion në Premier League, bisedat e sistemit VAR do të bëhen

Britania e Madhe është një nga vendet më demokratike dhe transparente të planetit. Pionere e shumë inisiativave novatore në të shkuarën, mbretëria nuk ngelet pas as në sport.

Pasi e shpiku futbollin më shumë se një shekull më parë, herë pas herë Anglia dhe anglezët nuk u tremben risive për ta bërë lojën sa më argëtuese por edhe transparente. E tillë është edhe inisiativa për të hedhur hapin e madh që synon publikimin e bisedës së plotë mes ndihmësve të VAR-it dhe arbitrit kryesor.

Lajmin e bën të ditur “The Times” që shton se risia mund të aplikohet që në datën 5 gusht në ndeshjen hapëse të këtij sezoni mes Crystal Palace dhe Arsenal. Për këtë hap të parë është menduar që bisedat të zbardhen vetëm në përfundim të ndeshjeve dhe jo gjatë transmetimit live.

Gjithsesi kjo nuk do të ishte një risi absolute pasi këtë praktikë e ndjekin edhe në Major League Soccer por në kontinentin e vjetër Anglia është vendi i parë që e planifikon ta aplikojë.

 

 

EMISIONET