Reja thur elozhe për Asllanin dhe Bajramin: Janë në rrugën e duhur
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja shpreson qe kampionati shqiptar të rrisë cilësinë dhe në të ardhmen të furnizojë me sa më shumë lojtarë skuadrën kuqezi. Në intevistën për "Tuttomercatoweb", 76-vjeçari flet edhe për Asllanin e Bajramin:
"Nëse shikojmë ekipet italiane ato janë pothuajse të gjitha me të huaj. Asllani ka bëre përherë gjëra të jashtëzakonshme. Ka nevojë për shumë eksperiencë.
Shpresoj gjithashtu që Fiorentina të bleje Bajramin. Mund te luajë edhe ne krah ku unë e kam aktivizuar në Kombëtare. Ka shumë cilësi si lojtar dhe mund të përshtatet shumë shpejt me çdo pozicion të ri".