Refuzoi duelin me një izraelit në Olimpiadë, xhudisti algjerian pezullohet 10 vjet

Refuzoi duelin me një izraelit në Olimpiadë, xhudisti algjerian

E mbani mend besoj të gjithë, xhudistin algjerian, Fethi Nourine i cili me veprimin e tij në muajin Gusht u bë lajm në të gjithë botën. Gjatë Lojërave Olimpike, sportisti algjerian ishte shortuar për t'u ndeshur me një rival nga Izraeli, Tohar Butbul ndaj të cilit ai nuk pranoi të dilte në tapet.

Xhudisti 30-vjeçar njoftoi atëherë se për shkak të sjelljes së Izraelit me palestinezët, në konfliktin e rindezur që shkaktoi shumë viktima, nuk dëshironte të duelonte me rivalin Butbul dhe bashkë me trajnerin Amar Benikhlef u tërhoqën nga garimi.

Që të dy ishin pezulluar përkohësisht deri në një vendim të formës së prerë dhe sot është dhënë ky vendim që në fakt është një goditje e madhe pasi janë pezulluar për 10 vjet nga çdo aktivitet.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos, njoftoi në vendimin e saj se Nourine dhe trajneri i tij kanë përdorur Lojërat Olimpike si një platformë për protestë dhe promovimin e propagandës politike dhe fetare që janë absolutisht të ndaluara nga Kodi Olimpik.

EMISIONET