Real Madrid tenton ofertën e çmendur për Luka Modric

Real Madrid tenton ofertën e çmendur për Luka Modric

Kontrata e Luka Modric me Real Madrid skadon në fund të sezonit, me kroatin që tashmë mendon se çfarë të bëjë më pas. Në tavolinën e lojtarit ka shumë opsione, ndër to, raporton Radio Marca, është edhe ajo e qëndrimit te Real Madrid, por me një rol tjetër.

Sipas asaj që raportohet nga Radio Marca, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, do t’i kishte ofruar kroatit një vend në stafin e trajnerëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lojtari e vlerësoi ofertën e trajnerit italian, por ende nuk ka dhënë një përgjigje pasi mendon se mund të luajë sërish. Nuk mungojnë ofertat në rast të lamtumirës me Real Madridin: Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janë opsionet më të mundshme për lojtarin, i cili prej vitesh ka qenë drita e mesfushës së Real Madridit.

EMISIONET