Real Madrid “tallet” me Atletico-n, i jep vetëm 334 bileta për çerekfinalen
Derbi është përherë një ndeshje e veçantë për tifozët në Madrid. Real apo Atletico ndahen nga një armiqësi e vjetër sportive në fushë ashtu si edhe tifozët në shkallë.
Duke reflektuar këtë historik, klubi “Los Blancos” ka vendosur të ndjekë në mënyrë rigoroze rregullat për ndeshjen çerekfinale. Duke qenë jashtë Europës, skuadra e Cholo Simeones e kërkon me çdo kusht këtë trofe por duhet të bëjë llogaritë me ekipin e Ancelottit dhe faktin që nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.
Kuota që i ka dhënë Reali klubit të Atleticos për ndeshjen e 26 janarit, ka ndezur një polemikë. “Los Colchoneros” kërkuan rreth 4 mijë bileta por kanë marrë në këmbim shumë pak vetëm 334 dhe për më tepër me çmim të “kripur”, 70 euro për një biletë.
Ndryshe nga Champions League ku skuadra mike ka të drejtë të blejë 5 % të biletave, në Kupën e Spanjës apo në La Liga, nuk ka asnjë ligj të shkruar për kuotën e biletave që i takojnë ekipit vizitor. Atletico e cilëson të padrejtë këtë veprim, aq më tepër që bëhet fjalë për në ndeshje teke dhe tifiozët e saj nuk do të ketë mundësi ta ndjekin ekipin në fushën e tyre.