Real Madrid kundër kampionëve të Azisë. Botërori i Klubeve regjistron një risi historike

Real Madrid kundër kampionëve të Azisë. Botërori i

Fitojnë Al Hilal dhe Al-Ahly që në gjysmëfinale do të sfidojnë respektivisht Flamengon dhe Realin e Madridit. Në çerekfinalet e Botërorit të klubeve, skuadra arabe fitoi nga penalltitë kundër marokenëve të Wydad Casablanca të cilët ishin në avantazh deri në minutën e 89 por më pas u ndëshkuan nga gabimet e Attiyat-Allah.

Mes kartonëve të kuq dhe vendimeve të VAR, gjithçka u sqarua nga arbitrat nëpërmjet audios që u dëgjua mes tifozëve në stadium dhe njerëzve nga ekrani dhe ky është një hap i madh e historik për futbollin që implementon edhe më shumë teknologji për të perfeksionuar lojën.

Real Madrid kundër kampionëve të Azisë. Botërori i

Ndërkohë, sukses të rëndësishëm regjistroi edhe Al Ahly që kaloi 1-0 Seattle Sounders pas një goli të Afsha Magdy në fundin e ndeshjes. Sukses shumë i madh për skuadrën egjiptiane që është njëkohësisht edhe kampione e kontinentit afrikan.

 

EMISIONET