Reagon Tirana: Mbrojtëm mundin dhe punën tonë, penalltia provokoi qëllimisht tifozët tanë

Reagon Tirana: Mbrojtëm mundin dhe punën tonë, penalltia provokoi
Klubi i Futbollit Tirana publikon një video me menaxheren e klubit, Goldi Halili e cila kritikoi ashpër vendimin e arbitrit Kridens Meta në ndeshjen e parafundit të sezonit.

Në rreshtat e reagimit të zyrtares bardheblu, ajo e cilësoi provokues vendimin e arbitrit duke e konsideruar një gjest që e kthen shumë vite pas komunitetin e futbollit në vend.

Në vijim, Halili e distancoi klubin nga aktet e dhunës por shtoi se arbitrat duhet të jenë më të përgjegjshëm sepse me veprimet e tyre ndikojnë në humorin apo sjelljen e mijëra tifozëve.

Reagimi i plotë i Goldi Halilit;

EMISIONET