Qormemeti zbulon marrëveshjen e rekordeve për Xhuliano Skukën

Qormemeti zbulon marrëveshjen e rekordeve për Xhuliano Skukën

Ai është njeriu i rekordeve në aspektin menaxherial të futbollit shqiptar. Agjenti Shkumbin Qormemeti theu rekordin personal të 1.1 milionë eurove me Olayinka-n, duke e çuar stekën në 1.4 milionë me Sukën te Metz, marrëveshje nga e cila Partizani mund të përfitojë edhe 20 % nga shitja e mundshme e kartonit. Në një intervistë për “Supersport”, Qormemeti deklaron:

“Transferimi i Xhuljano Skukës thyen rekordet e Shqipërisë, shpresoj që të mos zgjasë shumë, kaloi atë të Olayinkes që ishte më i madhi. Më bëhet qejfi sepse nxjerrim një futbollist shqiptar nga Superiorja që arrin këto shifra marramëndëse për futbollin shqiptar. Shpresoj që të mos qëndrojë gjatë si rekord që edhe kolegët e mi apo edhe unë që të arrijmë të ndryshojmë dhe të sjellim para në futbollin shqiptar dhe të rrisim marketingun e futbollit shqiptar.

Transferimi i Skukës është për vlerën e 1.4 milionë eurove dhe 20% nga shitja e ardhshme e Skukës e mban Partizani. Një shifër që në fillim ishte më e ulët, por pasi u futën disa ekipe të tjera dhe skuadra franceze, u rrit. Bësoj ishte lëvizja më e mirë dhe shifra më e mirë për një klub shqiptar.

Futbolli është biznes, por duhet parë edhe në anën sportive se cila është mundësia më e mirë për të arritur kulmin. Për Skukën, Metzi është një shtëpi e dytë, ai ka jetuar the dhe ndihet në shtëpinë e vet. Por, duhet ta dimë që Metz është një nga klubet më me emër dhe që bën transferime të mëdha. Mund të përmendim Traore që u shit te Ëolverhampton për 13 milionë euro, shitën një mbrojtës te Montpellier për 6 milionë euro, është një klub që ka ndër akademitë më të mira në Francë dhe që bën shitje nga më të mirat.

Unë besoj se vendin e ka në Ligue 1, klubi insistoi për Skukën që të ngjitet në elitë. Adaptimi do të jetë i shpejtë pasi flet gjuhën franceze si gjuhën shqipe, dhe u vendos për Metzin jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë sportive.

Ishte tratativa e parë që bëra me klubin Partizani dhe kam një falenderim për presidentin Gaz Demi, një marrëveshje shumë profesionale. I qëndruam fjalës, kam një respekt të veçantë, por njëjtë edhe për drejtorin Olsi Rama. Ai sikur e dinte, e mori me parametër zero Skukën dhe tashmë i solli një pasuri Partizanit. Franca është vendi më i lehtë dhe më i mirë për Skukën për të bërë një tjetër goditje në të ardhmen, pasi shihet si një aset për t’u shitur. Është një marrëveshje shumë profesionale dhe shumë e mirë për Partizanin”.

EMISIONET