Pulisic shtrohet në spital pas golit që i dha fitoren SHBA-së ndaj Iranit

Pulisic shtrohet në spital pas golit që i dha fitoren SHBA-së

Sulmuesi i Kombëtares së SHBA-së Christian Pulisic është dërguar në spital për shkak të një dëmtimi në bark që pësoi ndërsa shënoi golin e fitores për Shtetet e Bashkuara në fitoren e saj vendimtare 1-0 ndaj Iranit.

"Ne do të mësojmë më shumë gjatë 24 orëve të ardhshme nëse Christian do të jetë i disponueshëm në përballjen me Holandën" tha gazetari i  FOX Sports Rob Stone.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Angli-Senegal dhe Holandë-SHBA, këto janë dy përballjet e fazës së 1/8 në Kupën e Botës pasi në Doha u caktuan fituesit e grupit B që janë Anglia në vendin e parë pas suksesit 3-0 me Uellsin dhe SHBA që kaloi 1-0 Iranin në një duel shumë të nxehtë edhe me nuanca politike të luajtur në “Al Thumama”.

 

 

EMISIONET