PSG ndryshon strategji me Mbappe, te Real Madrid janë të shqetësuar

PSG ndryshon strategji me Mbappe, te Real Madrid janë të

Një lojtar si Kylian Mbappe vështirë ta humbasësh dhe te Paris Saint Germain po bëjnë të pamundurën për ta bindur. Ndoshta nuk është çështje ekonomike pasi oferta e klubit francez për ta bindur të rinovojë është shumë tunduese por sot mësohet se Leonardo ka bërë një lëvizje të re.

 

Sipas informacioneve të Telefoot, drejtuesit janë duke negociuar një rinovim afatshkurtër me agjentin e lojtarit, i cili nuk do të marrë asnjë vendim para përfundimit të sezonit dhe nuk dëshiron të flasë për momentin nëse do të rinovojë apo do të largohet në verë te Real Madridi.


Në Paris mbeten optimistë për rinovimin e Mbappes sepse sulmuesi ndihet komod, tani më në fund ka marrë rolin e liderit dhe ambienti vazhdon t'i japë shpresë PSG-së. Ideja që kanë të dy Al Khelaïfi dhe Leonardo është që ai të nënshkruajë një rinovim afatshkurtër që mund të jetë një ose dy vjet ku lojtari mund të shikojë vet nëse projekti sportiv rritet dhe nëse bindet ai mund të rinovojë sërish me parizienët.

Ndërkohë te Real Madrid janë të shqetësuar dhe Florentino Perez ka tentuar të paguajë menjëherë 50 mln euro per ta marrë në Janar sulmuesin por Mbappe e ka marrë vendimin që në mes të sezonit nuk largohet../Ora News/.

EMISIONET