PSG i falet penalltive, kalon në finalen e Kupës së Francës

PSG i falet penalltive, kalon në finalen e Kupës së Francës

Do të ishte një goditje e rëndë për Paris Saint Germain një eliminim nga Kupa e Francës. Për Mbappe me shokë, sezoni deri tani mund të quhet jo shumë i mire pas eliminimit në Champions League dhe titullit në Francë që po shkon drejt Lille. I vetmi kompeticion që parizienët po konkurojnë është kupa e Francës dhe me shumë vuajtje ata kaluan në finale falë fitores me penallti 6-5 ndaj Montpellier.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në një barazim spektakolar 2-2 ku Montpellier ktheu dy herë golat e Mbappe. Sulmuesi francez shënoi në 10’ por Laborde barazoi në 45’ teksa në 50 sërish ylli i parizienëve i dha avantazhin ekipin ndësa Delort në 82’ shokoi me  barazimin 2-2. Në llotarinë e penalltive më mirë i shkoi PSG që triumfoi 6-5 dhe në finale pret fituesin e çiftit Vallieres-Monaco.

EMISIONET