Provokimi ndaj Kosovës, gazetari i Associated Press tregon çfarë i thanë futbollistët e Serbisë

Në një intervistë për emisionin “Botërori Katar 2022”  Neil Barker gazetari i Associated Press  foli rreth situatës entuziaste në Katar

Gazetari: Çfarë po ndodh atje?

Neil Barker: Mijëra argjentinas po festojnë fitoren me Meksikën pas disfatës që patën në garë me Arabinë Saudite. Sonte mbase ishte një nga atmosferat më të bukura në stadium.

Sot ai ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të ekipit serb

Neil Barker: Ishte e gjithë skuadra dhe doja që ti pyesja dhe të dija rreth fotografisë  ku ishte një flamur i hartës së Kosovës me simbole serbe.

Gazetari: Arrite ti pyesje?

Neil Barker: Jo. Unë pyeta lojtarët së pari  dhe ato u shprehën se duan të flasin për garën dhe jo për flamurin në lojën e zhveshjes.   

Fotoja ku tregohej një flamur i hartës së Kosovës me simbole serbe në dhomën e zhveshjes së kombëtares ballkanase përpara ndeshjes me Brazilin ka bërë xhiron e botës.

"Nuk do të dorëzohemi" shkruante mesazhi në flamur, duke ngjallur menjëherë reagimin e institucioneve pasi në botëror nuk lejohen mesazhet politike.

Komiteti Olimpik Kosovar beri një reagim ku thuhej "Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA" .

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Provokimi ndaj Kosovës, gazetari i Associated Press tregon

EMISIONET