Protesta në rrethe kundër projektit në Zvërnec, numër i pakët protestuesish në Elbasan dhe Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2026, 20:22

Protestat kundër projektit në Zvërnec janë zhvillua edhe në rrethe, por me pjesëmarrje të ulët.
Në Elbasan, grumbullimi i paralajmëruar rezultoi me një pjesëmarrje shumë të ulët.
Në protestë morën pjesë jo më shumë se 20 persona.
Ndërkohë, në Gjirokastër u zhvillua dita e tretë e protestës kundër projektit në Zvërnec.
Edhe aty pjesëmarrja ishte e pakët, një situatë e ngjashme me dy ditët e mëparshme, kur numri i protestuesve ishte i ulët.

