''Projekti i Egnatias, shumë ambicioz'', Ruço: Tirana nuk e meriton të jetë aty ku është
Trajneri i futbollit, Edmond Ruço i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Projekti i Egnatias është shumë ambicioz dhe se Tirana nuk e meriton të jetë aty ku është.
Ruço: Projekti i Egnatias është një projekt shumë ambicioz.
Ka tre vite, jo vetëm vjet që dolën kampion edhe sivjet që janë kandidatët numër 1 për të marrë prap Superioren.
Por ka tre vjet që ky projekt përcillet nga presidenca tek stafi dhe përthithet nga stafi tek futbollistat.
Pra janë të treja këto hallkat që mirëfunksionojnë tek Egnatia dhe ajo shikohet edhe në fushë.
Më vjen shumë keq që Tirana është bërë për të ardhur keq.
Tirana nuk e meriton të jetë aty ku është.