Probleme për Cristiano Ronaldon, CR7 po kurohet nga psikologu i famshëm kanadez

Probleme për Cristiano Ronaldon, CR7 po kurohet nga psikologu i

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të errët në karrierën dhe në jetën e tij, ndoshta më të vështirën që në momentin kur ka marrë nofkën CR7. Për të  kaluar këtë moment shumë delikat, portugezi i është drejtuar psikologut të njoihur kanadez Jordan Peterson.

Pasi lexoi një nga librat e tij, Cristiano u dashurua dhe vendosi ta kontaktonte për ta nxjerrë nga tuneli i errët ku është futur prej shumë muajsh, më saktësisht pas lindjes së dështuar të djalit nga e fejuara Georgina, e cila solli ne jetë vetëm vajzën por jo binjakun që nuk mundi të mbijetonte.

“Shkova në shtëpinë e tij ku qëndruam për rreth dy orë. Folëm shumë për atë që ai dëshiron për të ardhmen dhe momentin me të cilin po përballet”, u shpreh psikologu kanadez duke mos dhënë detaje por duke lënë të kuptohet se fituesi i 5 Topave të Artë është futur në një spirale të rrezikshme dhe sulmet e tifozëve portugezë që nuk e duan në formacionin e kombëtares në Kupën e Botës, e kanë dëmtuar dhe jo pak psikologjikisht.

EMISIONET