Pritja merr fund, Milan firmos kontratën 5-vjeçare me pasardhësin e Kaka

Pritja merr fund, Milan firmos kontratën 5-vjeçare me

Charles De Ketelaere është lojtari më i ri i Milanit dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. 21-vjeçari belg ka hedhur firmën në kontratë pas një dite shumë të gjatë në Milano që nisi me vizitat mjekësore dhe më pas me takimin në selinë e klubit ku lojtari që konsiderohet pasardhësi i Kaka, konfirmoi dëshirën për të veshur fanellën me numrin 90 dhe më pas firmosi për 5 sezonet e ardhshme me “Djallin”.

Mision i finalizuar me sukses nga Paolo Maldini që e transferon në urdhrat e Stefano Piolit mesfushorin e avancuar për rreth 36 milionë euro në total që do të shkojnë në arkën e Club Brugge.

Lojtari i Kombëtares Belge do të bashkohet menjëherë në Milanello të merkurën me skuadrën e re për të nisur aventurën në Serie A ku hyn si një nga të rinjtë më premtues të kontinentit.

Ai do të ketë mundësi të luajë që në ndeshjen e parë, atë të datës 13 gusht kundër Udineses në “San Siro”. Charles De Ketelaere debutoi me skuadrën e parë të Brugges në 25 shtator të vitit 2019 ndërsa sezonin e fundit e mbylli me 25 ndeshjem 2 gola dhe suksesin në kampionat. Vitin 2021 koleksionoi 45 ndeshje, 6 realizime ndërsa në 2020 u grumbullua për herë të parë në Kombëtaren e Belgjikës.

 

 

 

EMISIONET