Prapaskena interesante e Modric pas Superkupës. I fiksuar me detajet...
Ashtu si në fushë edhe jashtë saj, Luca Modric është një manjak i perfeksionit. Topi i Artë që bashkë me dyshen Kroos-Casemiro fituan finalen e radhës dhe po konfirmohen si mesfusha ideale e Realit të Madridit, kërkon që çdo detaj të jetë në vendin e duhur.
Në foton me dy shokët e repartit pas finales së Superkupës, ai kërkon që çdo detaj të mos ndryshojë. me brazilianin në qendër dhe Modric në të djathtë e Kroos në të majtë fotoja është perfekte...sipas kroatit.
Momentin e rreshtimit të të treve përpara aparatit fotografik e propozon e përditshmja "AS".