Portugalia në 1/8, Cristiano shënon sërish? Uruguaji k.o (VIDEO)

Portugalia në 1/8, Cristiano shënon sërish? Uruguaji k.o (VIDEO)

Shënon të nëntin në 19 ndeshje në Kupën e Botës dhe fillimisht iu caktua atij por më vonë FIFA ia dha golin Bruno Frrnandes. Gjithsesi pak rëndësi ka sepse Ronaldo mori mbi supe fatin e ndeshjes për Portugalinë e tij që e kualifikoi automatikisht në fazën tjetër në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Uruguajit.

Fituesi i 5 Topave të Artë mendohet se devijoi në pjesën e dytë një top ende të paverifikuar ndërsa një tjetër gol e sigloi nga pika e bardhë Bruno Fernandes.

Dështon Uruguaji që në këtë mënyrë duhet të fitojë sfidën e fundit kundër Ganës për të shpresuar në kalimin në fazën tjetër ndërsa luzitanët vazhdojnë për më tej.

Loja u ndërpre në pjesën e dytë nga një tifoz i cili hyri në fushë duke mbajtur një flamur ylber dhe kishte veshur një bluzë ku shkruhej "Save Ukraine" (Shpetoni Ukrainen) në pjesën e përparme dhe "Respekt për gruan iraniane" në anën e pasme.

EMISIONET