Pogba pranë Marsejës, pyetja e ish-mbrojtësit të Francës: A ia vlen barra qiranë?

Pogba pranë Marsejës, pyetja e ish-mbrojtësit të

Futbollist i lirë pasi zgjidhi kontratën me Juventusin, Paul Pogba tani synon rikthimin në fushë, i cili mund të ndodhë vetëm në mars 2025, kur të përfundojë pezullimi 18-mujor për doping.

Pavarësisht ofertave nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer, mesfushori i lindur në 1993 dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Evropë: qëllimi i tij është të veshë sërish fanellën e kombëtares franceze dhe për këtë arsye Ligue 1 mund të jetë kampionati i duhur për t’u rikthyer.

Pista më e mundshme duket të jetë ajo e Marsejës, e cila mund t’i ofrojë trajnerit Roberto De Zerbi një tjetër lojtar të rëndësishëm pas Adrien Rabiot dhe Mason Greenëood.

Megjithatë, ka nga ata që janë skeptikë për këtë lëvizje të mundshme.

Eric Di Meco, ish-mbrojtës i Francës, shprehet: "Para së gjithash, duhet të dimë nëse një lojtar si Paul Pogba është i nevojshëm.

Ke një ekip që po fillon të ndryshojë drejtim dhe duhen bërë reflektime për këtë.

Pastaj, ka edhe një reflektim mbi gjendjen e tij.

Nuk duhet harruar se, para pezullimit, ai pësonte shpesh dëmtime dhe te Juventusi ishte një problem.

Kujtoj që ai iu nënshtrua një operacioni në gju dhe iu desh kohë për t’u rikuperuar.

A ia vlen barra qiranë? Pastaj është edhe çështja e kontratës që ai do të firmosë: do të ishte e nevojshme t’i ofrohej një pagë relativisht e ulët për vitin e parë, me bonuse për ndeshje të luajtura.

Gjithsesi, kur pas një mungese të gjatë të ofrohet një sfidë sportive, mund të jetë emocionuese."

EMISIONET