Play-off, caktohet finalja e Kategorisë së Parë, surprizën e bën Korabi. Lushnja mbijeton
Korabi do të sfidojë Flamurtarin në ndeshjen e fundit të Kategorisë së Parë për të prerë biletën e sfidës me skuadrën e tetë të Superiores.
Në Berat dibranët shënuan në minutën e 75 dhe kaluan për më tej duke shtangur vendasit të cilët mund të mjaftoheshin edhe me një barazim.
Ndërkohë, në Vlorë Flamurtari ka frenuar Apoloninë në barazim 1-1. Golit të Pedro Augustos fierakët iu përgjiën në pjesën e dytë por kaq nuk mjaftoi pasi për shkak të rregullores si skuadra e renditur më lart në klasifikim, Flamurtari kualifikohet për duelin me Korabin.
Ndërkohë në Elbasan, Lushnja fitoi duelin për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Lagunarët shënuan me Brunild Pepën në minutën e 20 kundër Valbonës duke u mohuar tropojanëve ëndrrën për t'u ngjitur me një kategori. Në këtë mënyrë, Lushnja siguron një sezon tjetër në të Parën.