Pikë të tjera penalizim për Juventusin? Ja si qëndron e vërteta
15 pikë penalizim? Ka edhe më keq. Në rastin e Juventusit gjërat mund të vazhdojnë të përkeqësohen.
Pasi u dënua nga Gjykata e Apelit për çështjen e plusvalencave, nuk ka përfunuar asgjë sepse një vendim mund të merret edhe për “manovrën e pagave”. Drejtësia sportive nuk ka folur ende dhe në ditët e ardhshme mund të vijë një penalizim shtesë.
Prokuroria e Torinos por heton fshehjen e pagave gjatë bllokimit të Covid-it. Juventus dyshohet se ka falsifikuar bilancin dhe lëvizjet në merkato.
Ideja është që lojtarët nuk kanë hequr dorë nga 4 muaj paga siç është versioni zyrtar, por ata i kanë përfituar “nën dorë” dhe kanë hequr dorë realisht nga vetëm 1 muaj pagë.