Pësoi atak kardiak por e dashura e mbajti në jetë 29-vjeçarin e Manchester

Pësoi atak kardiak por e dashura e mbajti në jetë

E fejuara i shpëtoi jetën dhe për këtë do t’i jetë përherë mirënjohës. Bëhet fjalë për yllin e skuadrës FC United of Manchester, Adam Dodd, i cili është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake ndërsa zbulon betejën me vdekjen.

Dodd i cili është bërë lojtari i preferuar i tifozëve të skuadrës së themeluar nga një grup miqsh kundër politikave të Glazers te Man. United, mungoi në fund të këtij sezoni për shkak të problemeve me zemrën.

Në datën 3 qershor ai pësoi një atak kardiak por ishte e dashura që i dha ndihmën e parë dhe e mbajti në jetë. Ai u përmend 4 ditë më vonë dhe e pa veten në spital me një aparaturë të komplikuar por ajo që dëgjoi më pas është një histori që me siguri do t’i ndryshojë jetën.

E dashura përdori defibrilator për ta mbajtur në jetë futbollistin gjysmëamator që punon edhe si hidraulik. “Për fat të mirë e dashura telefonoi urgjencën dhe përdori defribilatorin për të më mbajtur në jetë.

Nëse nuk do ta kishte bërë këtë unë tani do të isha një njeri i vdekur. Shanset për të mbijetuar pas një ataku kardiak janë vetëm 3 %. Kur ambulanca mbërriti pas 16 minutave, iu desh pak kohë për të rikthyer rrahjet normale të pulsit”, rrëfen 29-vjeçari.  

EMISIONET