Përplasja me Lionel Messin, Argjentina 'hakmerret' me Kinën

Përplasja me Lionel Messin, Argjentina 'hakmerret' me Kinën

Argjentina ndeshjet e radhës miqësore do t’i luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo në Kinë, siç ishte planifikuar fillimisht. Ndryshimi i planeve ndodhi pas reagimit të ashpër të vendit aziatik, i cili ishte i pakënaqur me mungesën e Messit në ndeshjet e Inter Miamit në Hong Kong.

Kështu, skuadra e “Albiceleste”, kampione bote, vendosi që të luajë në tokën e Amerikës së Veriut me El Salvadorin, më 22 mars, në Lincoln Financial, Philadelphia, dhe me Nigerinë, më 26 mars, në Los Angeles Coliseum.

Në Kinë, kundërshtarë do të ishin Nigeria dhe Bregu i Fildishtë, finalistët e Kupës së Kombeve të Afrikës, por ndryshimi i vendit ku do të luhet miqësorja e largoi kampionin afrikan nga planet, duke e zëvendësuar me El Salvadorin. 

EMISIONET