Përjashtim nga Superiorja për Tiranën? Rregullorja është e qartë
Klubi i Futbollit Tirana rrezikon të ketë humbur jo vetëm titullin me atë barazim në Rrogozhinë por pasojat mund të jenë edhe më të rënda pas hyrjes së tifozëve në fushën e lojës.
Në rastin “Kamza” disa vite më parë kur drejtuesit e klubit dhunuan kryesorin Hamitaj, klubi u përjashtua nga Kategoria Superiore dhe bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive, neni 64, një prej dënimeve të Disiplinës për Tiranën mund të jetë edhe ky por vendimi i takon komisionit të atashuar në FSHF.
Ky nen parashikon gjithashtu edhe gjobë, pezullim fushe apo humbje në tavolinë. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka në dorë gjithë pamjet filmike ku duken qartë momentet e mësymjes në fushën e lojës.
Me publikimin e vendimit të Disiplinës, ngjarja mbetet nën hetim dhe reziku për një përjashtim të mundshëm të klubit, ekziston.