Përgatitjet për sfidën me Shqipërinë në Europian, ja miqësoret që ka programuar Italia

Përgatitjet për sfidën me Shqipërinë në Europian,

Italia ka programuar disa miqësore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Të kaltrit janë pjesë e grupit B në Gjermani 2024, me rivalë si Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Katër herë kampionët e botës do të luajnë takimin e parë në Europian përballë kuqezinjve të Sylvinhos. Në datën 15 qershor (21:00), në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Miqësoret nisin në datën 21 mars përballë Venezuelës. Tri ditë më vonë do të zhvillohet sfida me Ekuadorin. Më pas dy përballje në qershor: përballë Turqisë (4) dhe Bosnjës.

Pikërisht dueli i fundit miqësore kundër Bosnjës është zhvendosur nga data 8 në 9 qershor. Në stadiumin “Carlo Castellani” të Empolit (20:45).

Dhe të nesërmen e 10 qershorit, kombëtarja italiane do të niset për në Gjermani. Trajneri Luciano Spalletti do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar në Euro 2024 në datën 7 qershor.

EMISIONET