Përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë, Italia miqësore me ekipin U-17 të Dortmundit

Përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë, Italia miqësore

Italia është duke vazhduar me stërvitjet në Dortmund në prag të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 kundër Shqipërisë që luhet më 15 qershor.

Sipas raportimeve të medieve italiane, skuadra e Luciano Spallettit për seancën e sotme në qendrën stërvitore Iserlohn do të sfidojë Borussia Dortmund U-17 në një miqësore.

Para fillimit të stërvitjes së përbashkët, të rinjtë e klubit gjerman mbërritën në qendrën sportive ku do të përballen me Italinë.

EMISIONET