Përdorimi i kanabisit në sport, agjencia kundër dopingut vendim nëse mbetet ende i ndaluar

Përdorimi i kanabisit në sport, agjencia kundër dopingut vendim

Një grup studiuesish dhe eskpertësh pranë Agjencisë Botërore të Anti-Doping do të rishohin vitin tjetër nëse kanabisi duhet të mbetet një substancë e ndaluar në aktivitetet sportive. Agjencia anti-doping thotë se shqyrtimi do të ndërmerret "pas kërkesave të shumta nga një numër palësh të interesuara".

Do të ishte ndalimi i atletes amerikane Sha'Carri Richardson, e cila humbi mundësinë të merrte pjesë në Olimpiadën e Tokios pasi rezultoi pozitive në përdorimin e kanabisit, që ka mobilizuar edhe grupe të shumta aktivistësh.

Atletja 21 vjeçare fitoi provat në garën për 100 metra në provat olimpike amerikane në Oregon në qershor, dhe hyri në histori si ndër gjashtë gratë më të shpejta në historinë e gjysmëfinaleve. Por do të ishte testimi pozitiv për përdorim kanabisi në provat olimpike që i pengoi edhe pjesëmarrjen në këtë eveniment. Për këtë shkak ajo u pezullua për një muaj. Në arsyetimin e saj ajo tha se kishte përdorur kanabis për shkak të stresit që kishte shkaktuar ndarja nga jeta e nënës së saj.

Agjencia Amerikane Anti-Doping po ashtu edhe USA Track and Field e pranuan arsyetimin e saj dhe se substanca nuk ishte përdorur për të rritur performancën sportive, por kjo nuk mundi ta zhbënte vendimin e komitetit olimpik.

Testimi pozitiv për kanabis aktualisht mbart një ndalim deri në katër vjet, megjithëse ai mund të reduktohet në tre muaj nëse atletët mund të dëshmojnë se marrja e tij nuk ishte e lidhur me performancën sportive. Ndalimi mund të reduktohet edhe më tej në një muaj nëse atletët bien dakord për një program trajtimi.

Vetë atletja amerikane i kërkoi falje fansave të saj duke thënë se momentet e vështira emocionale, jo dëshira e bëri për të konsumuar kanabis. “Edhe unë jam njeri si ju, mos më paragjykoni!” – ishte kërkesa e atletes amerikane.

EMISIONET