“Për ata që shajnë Federatën“, Zekaj bën krahasimin me Botërorin: Po të humbiste Shqipëria si Argjentina, do thonin që e shitëm

“Për ata që shajnë Federatën“, Zekaj bën

Xhevdet Zekaj ka qenë pjesë e panelit të emisionit “Botërori Katar 2022“ në RTV Ora për të komentuar ecurinë e skuadrave në këtë Kupë Bote.

Analisti i njohur ka nxjerrë në pah aspektet pozitive të organizimit të Kampionatit Botëror në Katar dhe në këtë periudhë të vitit, pasi rrit nivelin sportiv të Kombëtareve.

Sa i përket humbjes së Argjentinës, Zekaj ka bërë edhe një krahasim me Shqipërinë, teksa thotë se nëse do të humbiste Kombëtarja jonë në atë mënyrë, atëherë do e akuzonin për shitje të ndeshjes.

“Për mendimin tim, në aspektin sportiv, është mirë që ky kampionat zhvillohet në këtë periudhë, sepse nuk do të vinin lojtarët siç vinin në qershor me 70 ndeshje. E tejzgjatur dhe të lodhur. Në aspektin futbollistik është mirë. Në aspektin e tjetër, ka diçka të rëndësishme. Është hera e parë që roli i trajnerit ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme.

Përmbysja te Gjermania është meritë e trajnerit, i cili pasi e studioi dhe e la të bënte ç’të dojë, në pjesën e dytë me rreshtimin që bër dhe me ndërrimet që bëri… Dalja e Mylerit nga fusha i hoqi dinamon Benzit.

Është kampionat i bukur në faktin që s’ka më diferenca. Nuk mund të parashikohet. Është bërë i habitshëm. Është luks, pa lodhje për skuadrat, sepse janë në të njëjtin qytet. Stadiumet me kondicioner. S’të lënë të prekësh gruan, s’të lënë të pish. Pati një gjë të mirë. Për ata që shajnë Federatën, nëse do i kishte ndodhur Dukës të humbim një ndeshje siç i ndodhi Argjentinës, do thonin: ‘E shiti dhe e stërshiti’“, ka thënë Xhevdet Zekaj.

 

EMISIONET