Pasuesi i Usain Bolt është italian. Lamont Jacobs është kampioni olimpik në 100 metra

Pasuesi i Usain Bolt është italian. Lamont Jacobs është

Një surprizë e madhe në Lojërat Olimpike. Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

26-vjecari ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80, një rekord i ri europian por pertej rekordit fitorja e tij ishte një surprize e madhe pasi sprinteri italian nuk ishte aspak mes favoritëve.


Në vendin e dytê u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9''84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9''89.

Edhe vet italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.

Për të ishte finalja e parë historike, madje edhe për Italinë ishte sportisti i parê që shkonte në një finale 100 m për meshkuj ku zakonisht kanë dominuar xhamajkanët dhe amerikanët prej shumë vitesh ndaj dhe ajo që ka arritur 26-vjecari do të mbahet mend gjatë.

EMISIONET