Pas sherrit, Lebron sërish protagonist. Nxjerr jashtë 2 tifozë të “paedukatë”. Shikoni pamjet

Pas sherrit, Lebron sërish protagonist. Nxjerr jashtë 2 tifozë

LeBron James u rikthye pas pezullimit me një ndeshje për shkak të grushtit që dha ndaj Isaiah Stewart pak ditë më parë në NBA.

I angazhuar me LA Lakers në Indiana në ndeshjen ndaj vendasve të Indiana Pacers, kur kishin mbetur 2 minuta nga përfundimi i ndeshjes, ylli i basketit amerikan bëhet sërish protagonist.

Duke perfituar nga ndalimi i lojës, James tërheq arbitrin duke kerkuar që dy të rinj të dalin jashtë nga rreshti i parë i stolave pasi sipas tij e kishin mbushur kupën.

Ish kampioni i NBA, i shpjegon arbitrit atë që ka ndodhur edhe pse nuk kuptohet dhe menjëherë ata nxjerrin të rinjtë jashtë nga aty dhe vajza që largohet bën edhe një veprim duke qarë, dukshëm që i drejtohet basketbollistit të La Lakers.

Pas ndeshjes LeBron James nuk hyri në detaje por tha se gjestet e turpshme dhe ofendimet nuk do t’i toleronte më duke lënë të kuptojë se dy tifozët e kanë ngacmuar ose provokuar gjatë ndeshjes e cila u mbyll me fitoren e vështirë të La Lakers 124-116./Ora News/.

 

EMISIONET