Partizani zyrtarizon dy afrime të reja në merkato
Partizani ka zyrtarizuar dy afrime me peshë, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Abilaliaj prezantoi fillimisht afrimin e Mateo Çipit, qendërmbrojtësi 20-vjeçar, kontingjent edhe i ekipet përfaqësues U-21. Të kuqtë besojnë shumë te Çipi teksa lidhën një kontratë për katër vite e gjysmë.
“Të Kuqtë” njoftuan edhe arritjen e marrëveshjes me Blessing Eleke, sulmuesin nga Nigeria. “Demat” se me afrimin e 28-vjeçarit do të përforcojë akoma më shumë repartin ofensivë.
Në këtë merkato janari, të kuqtë janë kthyer në një “kantier ndërtimi” pasi nga kryeqyteti u larguan fillimisht kaëtër titullar, Cara, Rrapaj, Hadroj, Mba, por të kuqtë kanë afruar deri në këtë pikë të merkatos katër lojtarë të tjerë. Partizani ndodhet në vendin e parë, në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Dinamo dhe Vllaznia.